Shqipëri : Ja sa biznese që do të hapen nga dita e hënë.

Mos i humb

Prej së hënës, një sërë aktivitetesh do të hapen në Shqipëri, duke i dhënë një frymëmarrje ekonomisë. Këto biznese u mbyllën pas urdhërit të prerë të qeverisë, ndërsa shqiptarët rrezikoheshin nga përhapja e koronavurusit vdekjeprurës.

Lista e aktiviteteve që do të lejohen të rifillojnë punën prej të hënës, nga ora 05:30 deri në 17:30, tashmë është botuar në e-Albania.

Njoftimi u dha dje nga kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili theksoi se të gjitha bizneset që do të rihapen, duhet të aplikojnë masa strikte sigurie për punonjësit e tyre.

Lista parashikon rihapjen e aktivitetit për tregtinë me shumicë dhe pakicë për disa produkte. Kështu do të lejohet tregtia e veshjeve, artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, etj.

Po kështu, hyn në fuqi paketa e dytë financiare ekonomike, e cila u hartua nga qeveria pas përhapjes së COVID-19 në Shqipëri. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku janë të zbardhura detajet e vendimit.

Aty tregohet dhe se si do të bëhet shpërndarja e pagës prej 40 mijë lekë. Në vendim janë publikuar edhe kategoritë që përfitojnë pagën e luftës.

Klikoni mbi linkun

Lista_e_aktiviteteve_te_hapura

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit