Ambasada Italiane ka kërkuar informacione për një të paraburgosur, shtetas italian që mbahet pranë ‘313-s’.
Raportohet se bëhet fjalë për Xh. Cosimo, i cili mendohet se është prekur nga covid-19.
Ai mbahet në izolim prej një jave, i veçuar nga të tjerët.
Raportohet se tamponimi i parë i tij ka dalë negativ, ndërsa për të dytin përgjigjja mbahet sekret.


