Një avion mallrash që transportonte pajisje mjekësore nga Turqia arriti sot herët në Britani të Madhe.
Airbus A400M që i përket Forcave Ajrore Mbretërore zbarkoi në Stacionin Brize Norton në orën 05:30 të mëngjesit. Pajisjet pritet të dorëzohen në spitalet në të gjithë vendin gjatë ditës.
Të martën në Britani u regjistruan 828 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.337.
Koronavirusi, që nga shfaqja në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë SHBA-të dhe Evropa.
Më shumë se 2.56 milionë raste me COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën, me mbi 177 mijë vdekje dhe afro 682 mijë të shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.


