Në pjesën jugore të Meksikës në një sulm me armë vritet bashkë me djalin e tij një vëzhgues i të drejtave të njeriut.
Në një deklaratë me shkrim nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Meksikë, thuhet se vëzhguesi Jesus Memije dhe djali i tij u vranë në një sulm me armë, rrugës duke shkuar për në shtëpinë e tyre në qytetin Coyoca de Benitez në shtetin Guerrero.
Si pasojë e sulmit humbi jetën Memije dhe djali i tij ndërsa në lidhje me ngjarjen është nisur një hetim.
Memije është zyrtari i katërt i të drejtave të njeriut që vritet këtë vit në Meksikë.


