SHKK: Asnjë i burgosur nuk është i prekur me Covid-19

Mos i humb

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinion publik se ashtu siç kemi raportuar në vazhdimësi, deri më tani në qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit, asnjë i burgosur nuk është prekur me virusin “Covid 19”, ndërsa kanë rezultuar pozitivisht shtatë zyrtarë korrektues.

SHKK bën të ditur se nga shtatë të infektuarit, pesë janë nga Qendra e Paraburgimit Mitrovicë, një nga Qendra Korrektuese Dubravë dhe një nga Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

“Nga ky numër, të shëruar janë pesë, ndërsa dy zyrtarë janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thekson komunikata.

Ky institucion bën të ditur se është duke vepruar sipas planit operativ “Coronavirus”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Pandemisë Covid -19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit