Gjatë 24 orëve t fundit Spanja regjistroi 325 vdekje tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke çuar numrin e të vdekurve në 24.147.
Bilanci ditor i të vdekurve i konfirmuar sot, është më i lartë se 301 viktimat e raportuara një ditë më parë.
Ndërkaq, shifra e përgjithshme e rasteve, që nga e diela e cila jepet vetëm sipas testeve PCR, ka shkuar në 212.917.
Numri i personave të shëruar ka arritur në 108.947, pasi në 24 orët e fundit, 6.399 persona e kanë mposhtur sëmundjen, numri më i madh i të shëruarve deri më tani në vend.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez tha se “Jemi në gjendje shumë të vështirë në aspektin ekonomik dhe social”.
Ministri i Shkencës dhe Inovimit, Pedor Duque në deklaratën për një televizion spanjoll tha se “Gjetja e një vaksine të sigurtë për COVID-19 dhe prodhimi i milionave dozave është e pamundshme para vitit 2021”.
Në Spanjë gjendja e jashtëzakonshme e cila do të vazhdojë deri më 9 maj, parashikohet të zgjatet deri më 24 maj.


