Me 80 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 5.957 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Në deklaratën e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 80 vdekje dhe 1.073 raste të reja me COVID-19.
“Bashkë me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 5.957 ndërsa numri i rasteve në 93.657”, tha Jahanpour i cili shtoi se 2.965 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 73.791.
Ai njoftoi se në vend janë bërë 453.386 teste.


