Forcat izraelite plagosin 6 palestinezë në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se një grup palestinezësh u mblodhën për të protestuar ndaj “Murit të Ndarjes” dhe kundër njësive të paligjshme hebreje në zonën Kafr Qaddum në afërsi të qytetit Qalqilya, në veri të Bregut Perëndimor.

Forcat izraelite ndërhynë me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ku si pasojë e ndërhyrjes u plagosën 6 palestinezë dhe shumë të tjerë u prekën nga gazi.

Pas intifadës së Aksasë (intifada e dytë) që shpërtheu në vitin 2000 në Palestinë, qeveria izraelite me arsyetimin e “sigurisë” në vitin 2000 filloi ndërtimin e “Murit të Ndarjes” mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit. Për shkak të “Murit të Ndarjes”, rreth 3 milionë palestinezë në Bregun Perëndimor nuk mund të kalojnë në Kudsin Lindor nën okupim dhe në Izrael.

Në protestat e zhvilluara çdo javë ditën e premte kundër “Murit të Ndarjes” dhe njësive të paligjshme hebreje, ushtarët izraelitë krahas plumbave të vërtetë dhe atyre plastikë ndërhyjnë edhe me gaz lotsjellës dhe ndonjëherë me ujë me presion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit