Kosovë: Rritet në 25 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se kanë evidentuar edhe tre persona të tjerë nga komunat me shumicë serbe të Kosovës që kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 25 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), sot janë diagnostikuar pozitiv 11 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 851 numrin e përgjithshëm të tyre.

Rastet pozitive të diagnostikuar sot me koronavirus janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh prinë Komuna e Prizrenit.

Sa i përket numrit të të shëruarve, sot kanë rezultuar 18 pacientë të rinj të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre deri më tani është 381.

Sot janë testuar gjithsej 171 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më sot gjithsej janë testuar 8.287 mostra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit