Neutralizohen 2 terroristë në lindje të Turqisë

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka njoftuar se janë neutralizuan dy terroristë në provincën lindore Ağrı.

Terroristët u neutralizuan gjatë operacioneve të kryera në zonat rurale të rrethit Doğubayazıt në provincën Ağrı, si pjesë e operacioneve të brendshme të sigurisë, njoftoi ministria në Twitter.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy raketadhëse dhe municion.

Megjithëse deklarata nuk përmend ndonjë grup specifik terrorist, forcat turke kanë zhvilluar operacione kundër organizatës terroriste PKK dhe degëve të saj, si pjesë e operacioneve antiterroriste ndërkufitare dhe të brendshme.

Në fushatën e saj më shumë se 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit