Brazil, rritet numri i vdekjeve

Mos i humb

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 615 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se me 615 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend ka arritur në 8.536 ndërsa me 10.503 raste të reja, ka arritur në 125.218 numri i rasteve.

Deri më tani në vend janë shëruar 51.370 persona ndërkohë që po hetohet shkaku i vdekjes së 1.643 personave të tjerë.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit