Meksikë: Në 24 orët e fundit kanë vdekur 197 persona nga COVID-19

Mos i humb

Në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 197 persona si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 është rritur në 2.704 persona.

Në periudhën e njëjtë janë konfirmuar 1.609 raste të reja të infektimit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 27.634.

Në Meksikë rasti i parë me koronavirus është konfirmuar më 28 shkurt, ndërsa që atëherë janë shëruar 17.781 pacientë të cilët u diagnostikuan me COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit