Iran : Në 24 orët e fundit, kanë vdekur 51 të infektuar nga Covid-19

Mos i humb

Irani ka raportuar 51 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 6.640 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 1.383 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 107.603.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 86.143 persona, ndërkohë që 2.675 pacientë janë në gjendje kritike.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit