Shifrat numërojnë 280.507 vdekje, 4.055.863 raste të konfirmuara, si dhe 1.386.631 pacientë të shëruar nga pandemia globlale.
SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi me mbi 1.3 milion raste të konfirmuara dhe pothuajse 79 mijë vdekje.
Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta me 31.390 vdekje, e ndjekur nga Italia me 30.560 vdekje.
Numri i vdekjeve në Kinë, ku dhjetorin e kaluar u shfaq koronavirusi për herë të parë është 4.637, shifër që shtron pikëpyetje brenda dhe jashtë vendit.
Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, shumica e atyre që kontraktojnë virusin vuajnë simptoma të buta para se të shërohen.


