Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar 11 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 9 pacientë.
Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19, 5 pacientë janë në gjendje stabile, 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Tre pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar, 2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.
Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.