Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.269 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 169.425.
Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 130.308 persona, ndërkohë që 2.578 pacientë janë në gjendje kritike.
Ai tha se në vend deri më tani janë kryer 1.060.126 teste.
Zëdhënësi i ministrisë njoftoi se provinca jugore Huzistan në kufi me Irakun është shpallur zonë e kuqe, ndërsa provincat Hurmuzgan dhe Kermanshah gjenden në mesin e provincave me rrezikshmëri të lartë.
Sipas tij, në 15 provinca të vendit nuk janë regjistruar vdekje nga virusi, kurse gjashtë provinca kanë raportuar nga një të vdekur.
Numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19 ishte ulur deri në 800 në fillim të muajit maj në Iran, por shifrat janë rritur pas heqjes së kufizimeve.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.


