
Gjendja politike në Kosovë përpos që është e brishtë, po tregon edhe shkurtë-pamësinë e saj. Aq më keq lufta politike mes partive politike, akoma edhe më keq inatet dhe luftrat mes institucioneve të vendit.
Të gjithë janë të vetëdijshëm që bota nuk rrotullohet rreth Kosovës, politika ndërkombëtare nuk do të mirren me ne gjithmonë.
Siç jemi në dijeni, politika jonë është llastuar deri më tani nga politikat ndërkombëtare. Pse (?) Do thoni ju.
Sepse;
Ishte NATO që ndërhyri gjatë luftës,
Duke parë politikën e sotme vendore i bie që pas luftës ne do hanim njëri tjetrin, UNMIK-u me të defektet e veta luajti një rol jo pak të rëndësishëm politik dhe administrativ,
Euleksi po ashtu,
ishin ndërkombëtarët që caktuan datën e pavarsisë si dhe flamurin me apo pa dëshirën tonë (edhe pse drejtuesit institucional thonin ‘ne e dimë datën e pavarsisë’ paçkase se nuk e dinin),
ishin ndërkombëtarët që e lejuan FSK-në të funksiononte, të mos flasim për ndihmat ekonomike ndërkombëtare.
Sot pas gjithë këtyre shtyllave shtetërore, në ndërdije të disa politikanëve kanë ngelur dhe përfaqësues institucionesh (se ndërkombëtarët do i kryejnë të gjitha punët dhe detyrat tona andaj edhe shihet qartë llastimi i tyre).
Në anën tjetër kemi disa sosh që mendojnë se i kemi mbaruar të gjitha problemet dhe se ne jemi faktorë kyç në politikat botërore, sikur kemi ekonomi tejet të zhvilluar dhe që nuk kemi nevojë për kurfarë ndihma, sikur ne i kemi zgjidhur problemet me fqinjët tanë e në veçanti me Serbinë, se ne mund të ua rrahim tavolinën shteteve të mëdha në Europë dhe Amerikës në veçanti e të dëshmojmë se ne jemi të fortë në çdo aspekt.
Dhe kështu vazhdojnë duartrokitjet e disa qytetarëve tanë të lajkatuar.
Nuk po shoh maturi të arsyeshme për të mirën e vendit, kuptohet nëse e duam atë.
Vendi nuk duhet dashur vetëm ashtu siç duan disa por siç do vendi.


