Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit dalin në protestë.

Mos i humb

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë protestuar sërish sot ku kërkuan për të disatën herë rifillimin e punës.

Punonjësit e uzinës u mblodhën sot para portës së ndërmarrjes, ndërsa kërkojnë nga qeveria që të shprehet mbi të ardhmen e rafinerisë dhe punonjësve.

Pas ndryshimit te pronarëve te rafinerisë deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje se çfarë do te bëhet.

Aktualisht ata janë te papunë.

Megjithëse kanë përfituar pagën e luftës, naftëtarët nuk dinë se si do te shkojë e ardhmja e uzinës.

Ndërprerja prej disa muajsh e prodhimit, i ka lënë naftëtarët te papunë dhe pa asnjë te ardhur financiare.

Edhe më herët më 9 qershor, naftëtarët protestuan të ndarë ne dy grupe, përpara prefekturës në Fier dhe në hyrje të uzinës në Ballsh për rifillimin e punës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit