Iran, 120 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Mos i humb

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari njoftoi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 120 vdekje dhe 2.612 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 9.185 numri i vdekjeve dhe në 195.051 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Lari, e cila informoi se deri më tani ka arritur në 154.812 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.

Ajo theksoi se 2.789 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje kritike ndërsa ka arritur në 1.319.920 numri i testeve të kryera në vend.

Zëdhënësja Lari bëri të ditur se krahas rajonit Khuzestan janë përcaktuar “zonë e kuqe” edhe rajonet Azerbajxhani Lindor, Razavi Khorasan, Kermanshah, Hormozgan dhe Kurdistan.

  • Rritja rasteve dhe vdekjeve ditore

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Iran shënoi ulje deri në 800 në fillim të muajit maj, por shifrat filluan sërish të rriten pas heqjes së kufizimeve.

Edhe numri i vdekjeve ditore ranë nën 100 në mesin e muajit prill, ndërsa në 4 ditët e fundit ato filluan të rriten në mbi 100.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit