Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 37 infeksione të reja me koronavirus.
Ky numër tregon për një rritje relative të rasteve në krahasim me ditët e fundit.
Numrat e rasteve të reja janë subjekt i një luhatje javore me ulje në fundjavë.
Sidoqoftë, 15 raste ishin raportuar të martën, 23 të dielën dhe 31 të shtunën.
Të martën është raportuar një vdekje e re nga Covid-19.
Deri më tani, ka pasur gjithsej 31183 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, ka njoftuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të mërkurën pasdite.
Ndërsa platforma worldometersinfo njofton për 28.900 të shëruar deri më tani.
Sipas BAG deri më sot në Zvicër janë regjistruar 1678 vdekje ndërsa sipas worldometer.info 1956 veta kanë gjetur vdekjen nga Covid-19.


