11 vende të NATO-s firmosin iniciativën për trajnim të përbashkët të pilotëve

Mos i humb

Gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes, Turqia, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Greqia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rumania dhe Spanja, përmes iniciativës së emëruar si “Trajnimi Fluturues Evropian i NATO-s”, kanë rënë dakord për të themeluar struktura për trajnim të përbashkët të pilotëve, thuhet në një deklaratë të aleancës.

Sipas deklaratës, palët pjesëmarrëse kanë vendosur t’i bashkojnë forcat për trajnimin e pilotëve të avionëve luftarakë, helikopterëve, mjeteve ajrore me krahë të fiksuar dhe dronëve.

NATO-ja po ashtu tha se iniciativë në fjalë do t’i ulë shpenzimet dhe do të rrisë bashkëpunimin midis aleatëve, duke kontribuar po ashtu në nivelin e gatishmërisë së forcave të aleancës ushtarake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit