SHBA, mbi 120 mijë të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 29.184, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.264.862.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 931 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 26,7 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 408.426 raste të konfirmuara dhe 31.092 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 984.315 raste, Rusia me 569.063 dhe India me 382.497 raste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit