Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.445 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 209.970.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 169.160 persona, ndërkohë që 2.846 pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.475.331 teste.
Lari tha se numri i pacientëve në spitale është më i lartë në provincat Khuzestan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Hurmuzgan.
Megjithatë, ajo deklaroi se është shënuar rënie serioze në numrin e të hospitalizuarve në mbarë vendin.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.


