Katalonjë, separatistët sërish dëshirojnë Puigdemont për president

Mos i humb

Partitë separatiste në Katalonjë bënë të ditur se kanë arritur marrëveshje që deri në fund të këtij muaji si president rajonal sërish të zgjedhin të arratisurin Carles Puigdemont.

Puigdemont, i cili është në Bruksel që kur u shkarkua nga posti i presidentit për shkak të tentimit që të shkëputet nga Spanja, nëse kthehet në shtëpi do të arrestohet.

Zëdhënësi i partisë së Puigdemont “Junts per Catalunya” (Së bashku për Katalonjën) bëri të ditur se lideri i tyre të martën në Bruksel ka siguruar mbështetjen e së Majtës Republikane të Katalonjës (ERC).

Zëdhënësi i ERC-së po ashtu konfirmoi përgjigjen, duke shtuar se Puigdemont propozoi që përmes një video-konference t’u adresohet parlamentarëve në fund të muajit ose ndonjëri prej kolegëve të tij deputet të lexojë marrëveshjen zotuese që kandidatët për udhëheqjen rajonale duhet të paraqesin përpara votimit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit