Rritet sërisht numri i të infektuarve në Maqedonia e Veriut, 3 të vdekur nga COVID-19, 163 raste të reja në 24 orë

Mos i humb

Shifra të larta me koronavirus vijnë nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që 3 persona kanë humbur jetën.

Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 raste të reja me COVID-19, ndërsa 70 prej tyre kanë qenë në Shkup.

Në spitalin e montuar pranë Klinikës Infektive aktualisht nuk ka asnjë pacient të shtruar. Në Maqedoninë e Veriut janë 3284 raste aktive me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 5 758, ndërsa raste aktive janë 3284.

Kujtojmë se deri me tani 268 persona kanë humbur jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit