Organizata terroriste YPG/PKK në rajonet që i ka pushtuar në Siri, muajin e kaluar ka rrëmbyer të paktën 4 vajza të moshës 11-17-vjeç, duke i rekretuar me forcë.
Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, të paktën 4 vajza janë rrëmbyer nga terroristët e YPG/PKK-së nga disa lokacione të qyteteve Al-Hasakah dhe Halep.
Informacionet që Anadolu Agency (AA) ka siguruar rreth identitetit të vajzave thonë se ato janë të moshës 11 deri 17-vjeç, ndërsa familjet e tyre nuk mund të arrijnë deri tek to.
Burimet tregojnë se organizata terroriste YPG/PKK fëmijët në fjalë i ka rrëmbyer për t’i rekrutuar me forcë ndërsa i ka dërguar në kampet në malin Kandil, që ndodhet në kufirin midis Irakut dhe Iranit.
Një pjesë e familjeve të këtyre fëmijëve në Siri nga frika nuk mund të shprehen se fëmijët e tyre janë rrëmbyer.
YPG/PKK i përdorë fëmijët si luftëtarë
Fakti se organizata terroriste YPG/PKK i bën fëmijët të luftojnë kishte marrë pjesë edhe në “Raportin e Trafikimit Njerëzor 2020” të Departamentit Amerikan të Shteti të publikuar më 26 qershor.
“YPG vazhdoi të rekrutojë dhe t’i përdor vajzat dhe djemtë 12-vjeçarë nga kampet e strehimit në veriperëndim të Sirisë”, thuhej në raport.
Këshilli i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut në raportin më 16 janar publikoi gjetje të reja se terroristët e YPG/PKK-së fëmijët në Siri i përdor si luftëtarë.
Ndërkohë, përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në lidhje me fëmijët në përleshjet e armatosura, Virgina Gamba më 29 qershor 2019 u takua në Zyrën e OKB-së në Gjenevë me Ferhat Abdi Şahin me emrin e koduar “Mazlum Abdi”, njërin nga liderët e organizatës terroriste YPG/PKK, me të cilin kishin nënshkruar planin e veprimit “për lirimin e luftëtarëve fëmijë në kuadër të organizatës” me një ceremoni zyrtare.
Por, më pas nuk u publikua ndonjë raport nga OKB-ja ose institucionet tjera ndërkombëtare se kjo gjendje ka përfunduar.