“Do të vazhdojnë konsultimet mes Rusisë dhe Turqisë”

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, tha se konsultimet për gjetjen e zgjidhjes politike në Siri mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të vazhdojnë në nivele të ndryshme.
Peskov foli për thirrjen e ambasadorit të Rusisë në Ankara, Aleksey Yerhov, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë për shkak të sulmeve të regjimit në “zonën e deeskalimit” Idlib në Siri.

Duke theksuar nevojën e konsultimeve për zbatimin e marrëveshjes për “zonat e deeskalimit” në Siri, Peskov tha se “Po ashtu për të arritur një zgjidhje politike në Kongresin për Dialogun Kombëtar Sirian, i cili do të mbahet në Soçi si dhe në përgjithësi në Siri, nevojiten konsultime të niveleve të ndryshme si nga ekspertët dhe zyrtarët e nivelit të lartë. Do të vazhdojnë konsultimet e tilla të afërta”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i ftuar në panelin editorial të AA-së dje ishte shprehur se regjimi i Bashar al Asadit në Siri po përparon duke shkelur armëpushimin në “zonën e deeskalimit” të Idlibit. Ai tha se Rusia dhe Irani si garantues të regjimit duhet ta parandalojnë këtë situatë.

“Irani dhe Rusia duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Nëse janë garantues atëherë duhet ta parandalojnë regjimin. Kjo nuk është një ofensivë e thjeshtë ajrore. Regjimi po përparon brenda Idlibit. Këtu qëllimi është i ndryshëm”, ishte shprehur Çavuşoğlu.

Sipas marrëveshjeve të nënshkruara nga Turqia, Irani dhe Rusia në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, palët kanë për detyrë parandalimin e përleshjeve në “zonën e deeskalimit” të Idlibit. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit