Forcat turke të sigurisë arrestuan të paktën dy terroristë të YPG/PKK në veri të Sirisë, përtej kufirit jugor të Turqisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
“Në operacionet e kryera për të parandaluar aktivitetet e grupit terrorist të YPG/PKK që synojnë të prishin paqen dhe mjedisin e sigurt, 2 terroristë të YPG/PKK u arrestuan në rajonin e operacionit Mburoja e Eufratit”, tha Ministria në Twitter.
Që nga viti 2016, Turqia ka filluar katër operacione antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore nga vendasit: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018), Burimi i Paqes (2019), dhe Mburoja e Pranverës (2020).
Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është nëndega siriane e PKK-së.


