Rusi, shkon në mbi 765 mijë numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

umri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 765.437 ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 12.247.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.234 raste të reja me virusin dhe 124 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 546.863, me 7.490 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 578 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 232.954 ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.285, me 14 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 24,6 milionë teste, përfshirë 312 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit