Sipas një ligjvënëse nga Azerbajhani, një përpjekje e fundit për sulm ndërkufitar nga trupat armene në Azerbajxhanin veriperëndimor shënjestroi projektet e përbashkëta energjetike dhe të transportit të kryera nga Azerbajxhani dhe Turqia.
Anëtarja e parlamentit, Ganira Pashayeva, tha se e vetmja rrugë që lidh Azerbajxhanin me Perëndimin përmes Gjeorgjisë kalonte nëpër rrethin Tovuz, ku të dielën e kaluar forcat armene shkelën armëpushimin duke martirizuar 12 ushtarë, përfshirë oficerë të rangut të lartë, si dhe një civilë, ndërkohë që të plagosur mbetën katër trupa të tjerë.
“Nëse Armenia pushton pikat strategjike, me vetëm një rrugë kryesore që lidh Azerbajxhanin dhe Turqinë, linjat e përbashkëta të energjisë dhe transportit të dy vendeve mund të goditen në çdo moment nga forcat e tyre të armatosura. Kjo është një nga qëllimet e pushtuesit armen me shenjestrimin e Tovuz-it”, tha Pashayeva.
Po ashtu duke theksuar se Armenia hapi zjarr ndaj vendbanimeve civile, Pashayeva tha se Armenia përpiqet të ngjall panik në rajon.
“Por njerëzit nuk u larguan nga shtëpitë e tyre. Sulmi i tyre ndaj civilëve do t’i kushtojë shtrenjtë Armenisë”, tha ajo.
Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për përmbajtje, trupat armene hapën zjarr edhe në zonat e banuara në fshatrat Agdam dhe Dondar Kuscu. Një 76-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën në sulmet armene.
Pashyeva theksoi se Baku pret një “reagim të ashpër” nga bota dhe organizatat ndërkombëtare në sulmet e Armenisë.
“Organizata ndërkombëtare që nuk ka reaguar ndaj kësaj çështje ka zbuluar fytyrën e saj të vërtetë. Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet të theksojnë të drejtat e këtyre njerëzve”, tha ajo.
Pashayeva theksoi se grupet e të drejtave të njeriut që kishin mbrojtur sulmet nga terroristët komplotistë në Turqi në grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, po ashtu nuk iu përgjigjen sulmeve ndaj civilëve në Azerbajxhan.
Grusht shteti i dështuar në Turqi la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur. Ankaraja akuzon Organizatën Terroriste Fetullah (FETO) se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në insitucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Pashayeva po ashtu theksoi se situata në rajon është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.
Të dielën e kaluar, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit me zjarr artilerie drejt rajonit kufitar veriperëndimor Tovuz, duke u tërhequr pas pësimit të humbjeve pas kundërpërgjigjes nga ushtria e Azerbajxhanit.
Azerbajxhani ka fajësuar Armeninë për veprime “provokuese”, me Turqinë që mbështeti Azerbajxhanit dhe paralajmëroi Armeninë se nuk do të hezitonte kundër çdo lloj sulmi mbi fqinjin e saj lindor.
Ushtria armene që nga viti 1991 ka pushtuar në mënyrë të paligjshme rajonin e Karabakh-ut të Epërm, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Katër Këshillet e Sigurimit të OKB-së dhe dy rezulutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe vendimet e shumë organizatave ndërkombëtare, i referohen këtij fakti dhe kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Karabakh-u i Epërm dhe shtatë rajone të tjera të pushtuara të Azerbajxhanit.


