Rusi, shkon në mbi 777 mijë numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 777.486 ndërsa numri i të vdekurve në 12.427.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksionit të Koronavirusit në Rusi tha se në 24 orët e fundit, COVID-19 u konfirmua tek 5.940 persona të tjerë ose në total 771.486. Numri i rasteve ditore për herë të parë pas 29 prillit zbriti nën 6.000.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 76 vdekje me çka numri i viktimave arrin në 12.427, duke zbritur në nivelin më të lartë që nga 4 maji, ndërsa numri i të shëruarve është më i lartë për 3.258 dhe aktualisht arrin 553.602.

Shkalla e rritjes ditore të të sapoinfektuarve ende është 0,8 për qind ndërsa 26,2 për qind e të infektuarve të rinj janë asimptomatikë.

Zyra për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit dhe Shëndetit të Njeriut tha se gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë kryer rreth 259 mijë teste ose gjithsej më shumë se 25,2 milionë.

Rasti i parë i koronavirusit në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e COVID-19 janë lehtësuar në zonat ku ka pasur një rënie të të prekurve.

Koronavirusi për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars të këtij viti shpalli pandemi globale COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit