Maskat bëhen të detyrueshme në pjesën më të madhe të Parisit

Mos i humb

Vendosja e maskës në fytyrë do bëhet e detyrueshme në pjesën e madhe të Parisit duke filluar nga dita e sotme, kjo për shkak të rritjes së infeksioneve nga koronavirusi.

Autoritetet kanë deklaruar se ky urdhër do zbatohet nga mosha 11 vjeç dhe lart në disa zona të caktuara të mbipopulluara me njerëz.

Virusi ka qarkulluar më gjerësisht në rajon që nga mesi i korrikut, u shprehën ata. Maska për fytyrën tashmë janë të detyrueshme në hapësirat publike të mbyllura.

Ata që kundërshtojnë rregullat, rrezikojnë të gjobiten me 135 euro.

Urdhri i ri vjen pasi këshilltarët shkencorë të qeverisë paralajmëruan të martën e kaluar se Franca mund të humbasë kontrollin e virusit në çdo kohë.

Në total, vendi ka regjistruar më shumë se 235,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 30,000 vdekje, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit