Nigeri, shkatërrohet një kamp i organizatës terroriste Boko Haram

Mos i humb

Gjatë aksionit të forcave të sigurisë së Nigerisë të kryer në verilindje të vendit është shkatërruar një kamp i organizatës terroriste Boko Haram.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Nigerisë, John Enenche, deklaroi se është kryer sulm ajror mbi bastionet e Boko Haram në vendin Yemud, në shtetin federal Borno.

Enenche konfirmoi se në aksionet e forcave të sigurisë është shkatërruar një kamp i Boko Haramit, ndërsa një numër i madh i terroristëve u vranë.

Boko Haram është një organizatë terroriste e themeluar në Nigeri në fillim të viteve 2000 nga ekstremisti Muhamed Yusuf për të luftuar të gjitha llojet e kulturës perëndimore, veçanërisht në sistemin arsimor të Nigerisë.

Jusuf vdiq në burg në vitin 2009 në rrethana të pashpjegueshme, ndërsa Boko Haram për këtë arsye ka intensifikuar aktivitetet terroriste dhe është bërë një kërcënim terrorist global. Aktualisht operon në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit