Regjimi i Asadit lëshon një grup prej 100 personash në fushë të minuar, 8 të vdekur

Mos i humb

Regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani lëshuan në fushë të minuar një grup prej 100 personash, të cilët refuzuan të luftojnë në radhët e tyre dhe dëshironin të kalonin në rajonet që janë nën kontrollin e opozitës.

Nga shpërthimet në fushën e minuar humbën jetën 8 persona ndërsa 15 u plagosën.

Sipas informatave të cilat i ka mësuar gazetari i AA nga burime të afërta me opozitën, grupi prej 100 personash ka kërkuar që të kalojë në territoret nën kontrollin e opozitës pasiqë refuzuan që me forcë t’u bashkohen radhëve të regjimit të Asadit.

Civilët nga qyteti Dera, të shoqëruar nga ushtarët e regjimit të Asadit dhe pjesëtarët e grupeve terroriste të mbështetura nga Irani, u transportuan në vendin Nubbul, pranë Halepit, i cili është nën kontrollin e regjimit.

Civilët të cilët dëshironin të kalonin në rajonin e Afrinit dhe Idlibit, të cilat kontollohen nga opozita, u lëshuan në fushë të minuar. Tetë persona kanë vdekur nga shpërthimet ndërsa 15 janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Afrinit.

Ende nuk dihet fati i 77 personave nga grupi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit