Protesta në Siri kundër organizatës terroriste PYD/PKK

Mos i humb

Pasi u zbulua se terroristët e PYD/PKK-së fillimisht i torturuan më pas edhe i vranë dy civilë në Munbixh, banorët e këtij vendi në Siri dolën në rrugë.

Banorët dje gjetën kufomat e masakruar të dy civilëve, Hannan al-Cerive (25) dhe Abbuda al-Minhana (23). Kufomat e tyre janë gjetur në fshatin Kebir Imo, 20 kilometra në lindje të Munbixhit, ndërsa njërit civil i ishte hequr koka.

Me këtë rast në rrugët e këtij qyteti dolën qindra civilë, duke protestuar kundër organizatës terroriste PYD/PKK. Ata kërkuan që terroristët menjëherë të braktisin qytetin, dhe të dorëzojnë pjesëtarët e tyre që qëndrojnë prapa këtij akti.

Aktivistët në Munbixh po ashtu dënuan krimet e terroristëve, duke i bërë thirrje popullit për protesta masive.

PYD/PKK në vitin 2015 me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mori Munbixhin, që gjendet në perëndim të Eufratit.

Ndonëse SHBA-të paralajmëruan se PYD/PKK do të braktisin qytetin pasi prej tij të pastrohen elementet e DEASH-it, kjo ende nuk ka ndodhur./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit