Autoritetet shëndetësore në Libi dhe Sudan sot konfirmuan vdekje të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Në një njoftim, Qendra Kombëtare e Libisë për Kontrollin e Sëmundjeve tha se tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 dhe 434 të tjerë u testuan pozitivë.
Numri i të infektuarve tani është rritur në 8.172 raste të konfirmuara, përfshirë 153 vdekje dhe 933 shërime.
Në Sudan, Ministria e Shëndetësisë regjistroi pesë vdekje së bashku me 62 infeksione dhe 35 shërime.
Infeksionet totale të vendit tani arrijnë në 12.410, përfshirë 803 vdekje dhe 6.385 shërime.
Pandemia e COVID-19 ka marrë jetën e mbi 775.500 personave në të pothuajse tërë globin që nga dhjetori i kaluar.


