Në qytetin Hanau të Gjermanisë u mbajt tubim përkujtimor për 9 viktimat e sulmit racist terrorist që ndodhi në këtë qytet më 19 shkurt të këtij viti.
Përveç në Hanau, tubime të ngjajshme janë mbajtur në Berlin dhe në qytete të tjera gjermane me rastin e gjashtë mujorit të vdekjes së 9 presonave në mesin e të cilëve ishin 4 turq dhe 1 boshnjak.
Claus Kaminsky, kryebashkiaku i Hanau-t, gjatë adresimit të tij në tubimin përkujtimor tha se 19 shkurti ishte dita më e zezë për qytetin Hanau pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai theksoi se qytetarët e Hanau-t kurrë nuk do të harrojnë këtë akt të tmerrshëm racist dhe terrorist.
Gjatë tubimit në Berlin ku morën pjesë disa mijëra njerëz, u tha se në Gjermani është e qartë se ekziston problemi me racizmin dhe u potencua se nevojitet një luftë shumë më efikase dhe e vendosur kundër racizmit.
Të tubuarit kritikuan dhunën policore në Gjermani gjatë ditëve të fundit.
Rikujtojmë se terroristi racist i identifikuar si 43-vjeçari Tobias Rathjen kreu një sulm të armatosur në dy restorante në Hanau mbrëmjen e 19 shkurtit dhe vrau 9 persona. Rathjen u kthye në apartament pas sulmit, ku së pari vrau nënën e tij Gabriele Rathjen dhe më pas bëri vetëvrasje.
Në sulm u vranë Mercedes Kierpacz, Sedat Gurbuz, Gokhan Gultekin, Hamza Kurtoviç, Ferhat Unvar, Kaloyan Velkov, Willy Viorel Paun, Said Nesar Hashemi dhe Fatih Saracoglu.


