Vende nga Euroazia dhe Azia Qendrore raportojnë raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Disa vende nga Euroazia dhe Azia Qendrore shënuan raste të reja dhe viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19).

– Ukraina

Ukraina njoftoi 2.134 raste të reja, duke e çuar në 98.537 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Ministri ukrainas i Shëndetësisë, Maksim Stepanov tha se gjatë ditës së kaluar janë kryer mbi 40 mijë teste të dyshuara për COVID-19.

Gjithsej 2.184 persona të prekur nga koronavirusi kanë vdekur deri më tani, përfshirë 40 viktima të regjistruara gjatë ditës së kaluar. Po ashtu rreth 704 pacientë u shëruan, duke e çuar në 50.441 totalin e tyre.

Stepanov u bëri thirrje qytetarëve të tij që të ndjekin masat kundër koronavirusit.

– Uzbekistani

Ministria e Shëndetësisë së Uzbekistanit tha se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka shkuar në 36.968, me 398 raste të reja të regjistruara gjatë ditës së kaluar. Numri i vdekjeve po ashtu u rrit në 250, pasi tre persona të tjerë të prekur nga virusi humbën jetën.

Gjithsej 32.933 pacientë në vend janë shëruar, përshirë 387 pacientë të shëruar gjatë ditës së kaluar. Përqindja e pacientëve të shëruar duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të të prekurve, njoftoi ministria, aktualisht është 88 për qind.

Uzbekistani që nga 15 gushti filloi me lehtësimin e masave kundër COVID-19.

– Armenia

Ministria armene e Shëndetësisë raportoi 263 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 42.319.

Tre persona të tjerë vdiqën nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend ka shkuar në 836.

Gjithsej 35.476 pacientë paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit janë shëruar në Armeni.

– Kazakistani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kazakistanit, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka shkuar në 103.815, pasi 224 raste të reja u raportuan gjatë ditës së fundit.

Gjithsej 164 pacientë u shëruan gjatë ditës së fundit, duke e çuar në 86.450 numrin e pacientë të shëruar nga ky virus.

Numri i vdekjeve po ashtu u rrit në 1.461, pasi gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 15 viktima të reja.

– Kirgistani

Ministria e Shëndetësisë së Kirgistanit njoftoi se numri i infeksioneve u rrit për 182 për të arritur në gjithsej 42.500 raste të konfirmuara me COVID-19.

Kirgistani që nga 18 marsi nuk ka konfirmuar asnjë vdekje nga koronavirusi.

– Gjeorgjia

Gjeorgjia njoftoi se në vend janë regjistruar gjithsej 1.411 raste të koronavirusit, me 9 infeksione gjatë 24 orëve të fundit. Numri i pacientëve të shëruar në këtë vend arriti në 1.108, me dhjetë pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Gjeorgji aktualisht është 17.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit