U gjet i vdekur në plazhin e Vlorës, Policia: I moshuari dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë

Mos i humb

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi një person rreth 60 vjeç i cili u gjet i mbytur në plazhin e vjetër të Vlorës.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se personi në fjali dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe ka gjetur vdekur.

Ai është i moshuar, i seksit mashkull dhe u nxorr nga uji rreth orës 15:00. Por ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për këtë rast.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në plazhin e vjetër është nxjerrë nga uji një shtetas i moshuar i seksit mashkull, i cili dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit