Rama e Manastirliu inspektojnë ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme

Mos i humb

Nis puna për ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar sot nga afër punimet e këtij spitali.

Projekti që pritet të kushtojë 14.2 milionë euro do i sjellë përfitime 109 mijë pacientëve. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se punimet e tij parashikohet të përfundojnë në 2021.

“Ne duam ta përfundojmë para afatit. Do jetë një spital me standarde europiane. Me përfundimin e tij gjashtëkatëshi del jashtë funksionit. Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme do të ketë në total 271 shtretër, 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim. Ky spital do të jetë me 7 kate, nga të cilët një nëntokë dhe me dritë natyrale në ambientet e brendëshme”,- tha ajo.

Godina e re e spitalit të sëmundjeve të brendshme do të lidhet me godinën e Urgjencës Mjekësore me ura në të gjitha nivelet, duke mundësuar integrimin e shërbimeve, centralizimin dhe optimizimin e tyre, si dhe rritjen e efiçencës së burimeve njerëzore. Ambienti lidhës ndërmjet dy godinave do të përdoret për pritjen e vizitorëve dhe pacientëve ambulator. Ky investim madhor përfshin edhe mobilimin me pajisje mjekësore dhe aparatura mjekësore.

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, por që së bashku me shërbimet ekzistuese ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme.

Risi është krijimi për herë të parë i një spitali ditor me 60 shtretër që do të lehtësojë shërbimin në kohë dhe me cilësi për pacientët, si dhe do të reduktojë shfrytëzimin e shtratit edhe për trajtime për të cilat pacientët nuk e kanë të nevojshëm ditë qëndrimin në spital. Investimet në Qendrën Spitalore vijojnë me ndërtimin e Spitalit të ri të Pediatrisë në QSUT (9 mln euro). Mbështetja për sektorin e shëndetësisë është e shtrirë jo vetëm në Tiranë, kantieri i shëndetësisë vijon me investimet për ndërtimin e Maternitetit të Beratit, ndërtimin e Maternitetit të Lezhës, rehabilitimin e Pediatrisë së Durrësit, ndërtimin dhe rehabilitimin e Spitalit të Kukësit.

LIVE

🏨Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme është një tjetër hallkë e zinxhirit të investimeve tona transformuese të QSUT, të cilat po e kthejnë hap pas hapi kompleksin më të madh spitalor të Shqipërisë, në një hapësirë shërbimesh shëndetësore të rangut të parë në rajonin tonë😍*kur Ogerta mori drejtimin e QSUT-së 7 vjet më parë, ky kompleks ishte pasqyra më rrënqethëse e degradimit shumëvjeçar të shërbimit shëndetësor shqiptar, një hapësirë ku nuk kuptohej ku mbaronte tregu i rraqeve dhe ku fillonte pazari i gjësë së gjallë, që vazhdonte quhej për inerci shërbim shëndetësor, ndërkohë që përveç heroizmit të mjekëve e përkushtimit të infermierëve, të cilët mezi dalloheshin mes turmës së miletit, mungonte gjithçka tjetër. Sot, gjithçka është ndryshe, pavarësisht se ka ende shumë për të bërë, duke filluar nga rritja e domosdoshme dhe e konsiderueshme e rrogave të personelit shëndetësor…#RESPEKT🙏

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 26. August 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit