Në 24 orët e fundit, 108 persona të tjerë janë infektuar me coronavirus në Serbi.
Gjithashtu është bërë e ditur se dy persona kanë ndërruar jetë, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera, njofton b92, shkruajnë mediat kosovare.
Sipas të dhënave të reja nga Ministria e Shëndetësisë, 36 persona persona po trajtohen me oksigjeno terapi.
Gjithsej 31 207 njerëz janë infektuar në shtetin serb gjersa 709 pacientë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Ndryshe, autoritet shëndetësore kanë bërë të ditur se deri më tani janë marrë 913 956 mostra.


