Gjykata ka lënë në burg Fatmir Demirin, i cili akuzohet për vrasjen e fqinjit të tij Dorian Latollari. Ngjarja ndodhi më 26 gusht pas një debati për motive pronësie në lagjen “Haxhi Hysen Dalliu” në Tiranë.
37-vjeçari akuzohet se ka qëlluar me grushte dhe sende të forta 61-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen nga goditjet. Ndonëse si fillim u raportua si një ngjarje aksidentale se i moshuari ishte rrezuar nga shkallët, pas hetimeve të policisë rezultoi se ishte vrarë nga ish-ushtaraku.
Pala mbrojtëse kërkoi masën ‘arrest me afat’, pasi kërkojnë të pritet akt ekspertimi i plot, ndërsa pretendojnë që vdekja mund të mos ketë ardhur nga dhuna.


