Rama dhe Veliaj inspektojnë rindërtimin e shtëpive në Baldushk: Po ecim me ritme të larta, të fusim në banesa qytetarët brenda Vitit të Ri

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet për rindërtimin e shtëpive të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, në Baldushk.

Rama, pasi pa punimet nga afër, deklaroi se po ecet me ritme të larta, duke vlerësuar se qeveria do që të fusë në banesa qytetarët përpara Vitit të Ri.

Edi Rama vlerësoi se po punohet shumë shpejt, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tragjedia e 26 nëntorit.

Postimi i Edi Ramës në “Facebook”:

RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË

🏡Baldushk, Tiranë – VAZHDON PAPUSHIM PUNA PËR RINDËRTIMIN E SHTËPIVE të familjeve të prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit.

Po ecim me ritme të larta për të futur në shtëpi sa më shumë familje për Vitin e Ri, ndërkohë që edhe kantieret e pallateve janë në proces, diku me infrastrukturën e diku me lidhjen e kontratave për fillimin e punës. Edhe pak durim, kush u godit më keq dhe po pret të rikthehet në shtëpi, do të ketë një shtëpi më të mirë, më të bukur, më të fortë, e ne jemi këtu për të bërë atë që themi😍

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË 🏡Petrelë, Tiranë – RINDËRTIMI I SHTËPIVE të familjeve të mbetura pa strehë në natën tragjike të 26 nëntorit, i cili do të krijojë kushte të reja, shumë më të mira për familjet, pa dallim prejardhjeje, statusi social apo bindjesh politike, është një shfaqje kuptimplotë e të vërtetës së thjeshtë se politika na ndan, por gjaku, puna, e ardhmja e fëmijëve tanë na bashkon😍🙏 Me respekt për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti dhe me mirënjohje për durimin e tyre, ne do të vazhdojmë punën ditë-natë që ata të hyjnë sa më shpejt në shtëpitë e reja😊

Gepostet von Edi Rama am Montag, 31. August 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit