Konsultimet për datën e zgjedhjeve, Kryemadhi shkon në Presidencë për takimin me Metën

Mos i humb

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari kanë shkuar sot në Presidencë, ku do të konsultohen me presidentin Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.


Kujtojmë se sot presidenti priti në një takim kryeministrin Edi Rama dhe pas tij, kryedemokratin Lulzim Basha.

Për opozitën duket se 18 prilli është data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, datë kjo e artikuluar prej nënkryetarëve të partisë Republikane dhe Agrare Ambjentaliste, në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit me Presidentin Meta.

Sakaq maxhoraca duket se është e gatshme të shkojë në zgjedhje në cdo datë që do të përcaktojë Presidenti i Republikës, me përjashtim të 2 majit, e cila përkon me festën e Pashkëve ortodokse. Lajmi u konfirmua për gazetarin Ergys Gjençaj nga burime të sigurta në përfundim të takimit që kreu i PS, Edi Rama zhvilloi në Presidencë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flevizjasocialisteperintegrim%2Fvideos%2F781142925760255%2F&show_text=0&width=560
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit