Koronavirusi ka prekur edhe strukturat e Policisë në Lezhë.
Kanë dalë pozitivë me virusin e rëndë zëvendësdrejtori i Rendit në Policinë e Lezhës, shefi i komisariatit të Lezhës dhe shefi i Postës së Policisë në Shëngjin.
Ndërkohë, menjëherë pasi ata kanë rezultuar të infektuar, janë karantinuar disa bashkëpunëtorë të tyre.
Siç raportohet, kjo situatë në këtë drejtori policie ka prej një jave.


