Anthony Fauci, tha gjithashtu se pezullimi nga kompania AstraZeneca e testimeve të saj përfundimtare globale për vaksinën eksperimentale për COVID-19 dëshmon për efikasitetin e masave mbrojtëse që janë pjesë e këtyre testimeve.
“Është e rëndësishme të theksojmë se kjo është arsyeja pse kemi faza të ndryshme të testimit, për të përcaktuar nëse këto kandidatura (vaksinash) janë të sigurta“, tha zoti Fauci në një intervistë me “CBS This Morning”.
“Është vërtet njëra prej valvulave të sigurisë në testime të tilla“. Kompania gjigande britaniko-suedeze e farmaceutikës ndaloi testimet pasi një nga pjesëmarrësit vullnetarë u sëmur pas marrjes së ilaçit eksperimental. “Është fa tkeqësi që kjo ndodhi, dhe të shpresojmë se do të jenë në gjendje të vazhdojnë me pjesën e mbetur të testimit“, tha zoti Fauci. “Por, nuk dihet. Duhet të hetojnë më tej“


