Rama firmos marrëveshjen me SHBA për ndërtimin e HEC-it të Skavicës: Kapitull i ri i investimeve amerikane

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ekonomik me Nënsekretarin e SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, teksa ky i fundit ndodhet në një vizitë në Shqipëri.

Gjatë konferencës për shtyp me zyrtarin e lartë amerikan, kryeministri Rama theksoi se memorandumi i nënshkruar sot do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të vendeve të tjera të huaja në Shqipëri.

“Dua ta falënderoj me gjithë zemër nënsekretarin e SHBA për të kurorëzuar një proces të nisur dhe përgatitur falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të ambasadores, duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik mes SHBA dhe Shqipërisë.

Përmes nënsekretarit, dëshiroj t’i përcjell publikisht presidentit Trump urimin më të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë. Memorandumi që nënshkruam sot për bashkëpunimin ekonomik faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të huaja në Shqipëri. Do të rrisë eksportet shqiptare dhe do të çfusë në rrugën përfundimtare të realizimit ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur nga burimet energjetike, por i varur nga moti, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.

Nxisim bizneset të vazhdojnë në këtë biznes, ku qeveria amerikane hedh hapin e parë, duke u futur dhe angazhuar vetë për të mbështetur me ekspertizën dhe teknologjinë e vet, si dhe me financimin, për ndërtimin e Skavicës. Kam parasysh impaktin e madh që do të ketë ky hap, por edhe hapat e tjerë të kompanive amerikane. Për ne paraja që vjen për t’u investuar në Shqipëri nuk është një para që vlen njësoj si kur vjen nga një vend mik, si kur vjen nga vende që nuk hyjnë ndër miqtë tanë më të preferuar dhe nuk janë aleatë strategjikë të Shqipërisë. Në këtë rast ne jemi posaçërisht të kujdesshëm. Ndërkohë që do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ketë pengesa dhe të përkthehet në rritje ekonomike, punësim e përfitim reciprok”, u shpreh Rama.

🇦🇱🤝🇺🇸NJË DITË E SHËNUAR NË HISTORINË E NJË MIQËSIE TË PAÇMUESHME – Nënshkruajmë sot Memorandumin e Bashkëpunimit Ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA, një hap madhor në marrëdhëniet mes dy vendeve, që e bën Shqipërinë një adresë të besueshme për investimet amerikane👍👉 Bashkëpunimi strategjik për rrjete digjitale të sigurta, zhvillimi i burimeve hidrike dhe përpunimi i gazit të lëngshëm janë në interesin e përbashkët të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara🤝Projekti i HEC-it të Skavicës është një ëndërr gjysëmshekullore që do ta realizojmë me miqtë amerikanë dhe përmes këtij investimi madhor me ekspertizë, financim e teknologji amerikane, do ta pavarësojmë Shqipërinë nga importi i energjisë dhe do të hyjmë në një fazë të re për #ShqipërinëqëDuam🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 3. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit