TURQI- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se nuk do të bëjë hapa pas nga synimet e tij në Detin Egje dhe në Mesdhe. Në një intervistë të botuar ditën e sotme nga gazeta Katari, duke iu referuar Qipros, ai ka thënë se nuk do të heq dorë nga synimet e tij.
“Çështja e Egjeut dhe Mesdheut është një çështje nga e cila Turqia nuk do të bëjë kurrë një hap prapa. Ne kemi shprehur me zë të lartë në të gjitha platformat se nuk do të pranojmë asnjë zgjidhje që shpërfill Turqinë dhe KNRS-në dhe që na kufizon në brigjet, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne me vendosmëri do të vazhdojmë të mbrojmë dhe mbrojmë të drejtat dhe interesat tona në të gjitha kohërat dhe në të gjitha rrethanat,”- ka thënë Erdogani.
Gjithashtu, presidenti Erdogan ka sulmuar edhe Francën duke u shprehur se fshihet pas sjelljes së Greqisë dhe qipriotëve grekë.
“Shtetet e shqetësuara nga prania e Turqisë, në veçanti Greqia kanë miratuar një qëndrim që shkakton tension duke ndërmarrë veprime të njëanshme. Pas qëndrimit të Francës, e njohur për kolonializmin e saj, e cila provokoi Greqinë, Administratën Qipriote Greke të Qipros Jugore dhe tani Armeninia,”-ka thënë Erdogan.
Po ashtu, Erdogan është shprehur se Turqia e a treguar shumë qartë që është për reduktimin e tensioneve dhe është pro dialogut për Mesdheun Lindor.
“Ata që panë vendosmërinë tonë në Mesdheun Lindor dhe kuptuan se nuk mund ta bënin vendin tonë të tërhiqej me kërcënime boshe dhe shantazhe, më në fund i kanë kushtuar vëmendje thirrjeve tona për dialog,”- ka thënë presidenti Erdogan.
Komentet e Erdogan vijnë ndërsa Athina dhe Ankara përgatiten të përfshihen në bisedime dhe midis përpjekjeve nga NATO për të krijuar mundësin e dialogur për të parandaluar një krizë ushtarake midis dy palëve.


