Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, ka inspektuar ndërtimin e shtëpive në Krujë.
Rama u shpreh në fjalën e tij se ndërtimet duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se ndërtesat e reja do të jenë më të mira.
Artur Bushi: Po ndërtojmë 128 shtëpi individuale. Po bëhjet bazamenti i banesave dhe ka nisur ndërtimi. Jemi në fazën e fillimit të procedurave për apartamentet në pallate.
Edi Rama: E dimë se puna vështirëson punën, por do ta bëjmë këtë sakrificë, sepse nuk duhet të vonohemi më tutje për asnjë shkak, sa të kemi mundësinë. Ndërtesat e reja do jenë shumë më mirë nga se ishin. Po ecim mirë edhe në Thumanë e Bubq.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË
FUSHË KRUJË – Në kantierin e lagjes së re, ku pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ndërtimin e banesave individuale për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit dhe së shpejti nis puna edhe për pallatet e reja👍
👉15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës, do të shtrihen në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjen e re🤩
**qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara🐕🦺🐕🦮🦮🐕🦺🐕🦺
#KrujaqëDuam ⛰🏡🏘🏰
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️


