Sierra Leone ka hapur ambasadën e saj të parë në kryeqytetin turk Ankara.
Ceremonia e hapjes u ndoq nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologja e tij nga Sierra Leone Nabeela Tunis.
“I kënaqur që përurojmë së bashku me motrën time Nabeela Tunis ambasadën e vendit miqëqor dhe vëllazëror Sierra Leone”, shkroi Çavuşoğlu në twitter.
Çavuşoğlu njoftoi se Sierra Leone është vendi i 36-të afrikan që përfaqësohet në Turqi.
“Uroj që ajo do të shërbejë për të përforcuar më tej bashkëpunimin tonë”, tha Çavuşoğlu.
Kryediplomati turk në twitter po ashtu ndau fotografi nga ceremonia.
Ngjarja u zhvillua pas një konference të përbashkët për media, ku dy kryediplomatët theksuan rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve dypalëshe midis dy vendeve.


